Zgjedhje të reja në Aleancën Franceze të Tiranës 

Mbledhje e Asamblesë së Përgjithshme të Aleances Franceze të Tiranës.
Asambleja e Pergjithshme e Aleances Franceze të Tiranës mblidhet të enjten, më 20 prill 2023 për të zhvilluar zgjedhjet e reja në këtë shoqatë.
Në mbyllje të seancës Asambleja do të zgjedhë Komitetin e ri të Administrimit të AFT-së për 4 vitet e ardhshme.Info: tel: 0694099912,  email: info@aftirana.org

AF Tirana – Historiku

Aleanca Franceze e Tiranës është krijuar në vitin 1992 nga një grup profesorësh të Universitetit të Tiranës.
Aleanca Franceze e Tiranës është qendër zyrtare e përgatitjes dhe kalimit të certifikimeve DELF – DALF, TEF / TEF-aQ dhe TCF.
Më shumë se 5 000 nxënës dhe studentë kanë marrë diplomat DELF /DALF (që nga viti 2006).
Që nga viti 1992, më shumë se 25.000 vetë kanë ndjekur kurset e gjuhës dhe civilizimit francez pranë AF Tirana.
Lokalet tona në rrugën e Barrikadave në Tiranë janë investim i Ministrisë së Jashtme të Francës dhe i Aleancës Franceze të Tiranës realizuar në vitin 2004
  • 600 m² vendosur në 2 kate
  • Një sallë për pritjen e publikut
  • 12 salla për kurset
  • Mediateke (75 m²)
  • Hapësira Campus France
  • Kafeteri franceze

Kurset dhe nivelet

Aleanca Franceze Tiranë organizon kurse në formate të ndryshme : online (4-8 persona), në ambientet e AFT (8-11 persona), ose kurse individuale(online ose ne sallë).

AFT pranon grupmosha të ndryshme në kurset e organizuara :
Të rritur : mbi 15 vjeç
Fëmijë
Parashkollorë

Ekipi administrativ

• Z. Dritan XHELILI – Drejtor
• Znj. Alda HOXHA – Asistente pedagogjike & Përgjegjëse e Campus France Tiranë
• Znj. Malvina LILOLLARI – Asistente pedagogjike
• Znj. Daniela KONDRAXHIU – Financiere

Ekipi pedagogjik

• 4 profesorë të brendshëm (me kohë të plotë)
• Rreth 25 profesorë të jashtëm shqiptarë dhe francezë që vijnë kryesisht nga departamenti i frëngjishtes i UT dhe seksioni dygjuhësh i shkollës së mesme të gjuhëve të huaja

Niveli i formimit të profesorëve

• Të gjithë titullarë të një diplome universitare
• 90 % e personelit ka ndjekur kurse trajnimi në Francë, Belgjikë, Zvicër etj.
• Të gjithë kanë ndjekur kurse trajnimi të organizuara nga Ambasada e Francës në Shqipëri

 

Na kontaktoni

ADRESA

Rruga e Barrikadave, Nr. 122
Tirana, 1001
ALBANIA

TELEFON

+355 22 25 697
+355 22 74 841

MOBILE

+355 69 40 999 12
+355 68 20 15 900