AF Shkodra – Historiku
Aleanca Franceze Shkodër është një qendër e rëndësishme për mësimdhënien e gjuhës frënge në qytetin e Shkodrës dhe Veriun e Shqipërisë, e çertifikuar nga institucionet franceze dhe shqiptare. Fillimisht si një degë e Aleancës Franceze Tiranë (1994) dhe që nga viti 2007 si një strukturë e pavarur, në saj të dëshirës dhe vullnetit të komunitetit frankofon të qytetit, për të përjetësuar traditën e hershme frankofone dhe frankofile.
Me mbështetjen e fuqishme të mësuesve të gjuhës frënge, Aleanca Franceze Shkodër ka tërhequr një publik të grupmoshave dhe interesave të ndryshme (profesionistë të fushave të shumëllojshme, studentë, gjimnazistë, adolishentë, fëmijë të moshës parashkollore). Në këtë mënyrë, ajo ka mobilizuar të gjithë aktorët e interesuar, duke zgjeruar ofertën gjuhësore dhe kulturore.
Në bashkëpunim me institucione të tjeran, Aleanca Franceze Shkodër kontribuon në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit, duke bërë të njohur kulturën franceze në Shqipëri por edhe atë shqiptare në botën frankofone.
Mësimdhënie
• Mësimdhënie cilësore,me metodologji komunikative dhe tabele interaktive;
• Mësues me përvojë dhe të specializuar në Francë;
• Kurse për të gjitha nivelet, individuale dhe ne grup;
• Kurse ne distancë;
• Mjedise bashkëkohore dhe orare te përshtatshme për të gjitha moshat;
• Bibliotekë dhe literaturë bashkëkohore
• Atelje argëtuese për fëmijë të moshës parashkollore dhe 7-14 vjeç.
• Provime për Diplomat DELF/DALF/TCF/TETFAQ, të vlefshme per studime në Francë, Zvicër, Belgjikë dhe emigrim ne KANADA.
Për më shumë informacion : Broshura e AF Shkodra
Shërbime të tjera
- Këshillim dhe orientim për studimet e larta në Francë nëpërmjet misionit Campus France;
- Përkthime nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë;
- Bibliotekë dhe mediatekë digjitale (Culturethèque);
- Forume për mësuesit e gjuhës frënge
- Veprimtari kulturore;
- Pritje ose shoqërim i delegacioneve zyrtare, personaliteteve të ndryshme, turistëve frankofonë;
- Këshillim & orientim për udhëtime turistike ose shkollore, binjakëzim me institucione shkollore dhe jo vetëm.
Në bashkëpunim me institucione si Universiteti i Shkodrës “L.Gurakuqi”‘, Bashkia Shkodër, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Teatri “Migjeni”, Shkolla Artistike “Prenk Jakova”, Qendra Rinore “Arka”, seksioni dygjuhësh i gjimnazit “Oso Kuka”, Galeria e Arteve dhe Ambasadën Franceze në Shqipëri, Aleanca Franceze Shkodër kontribuon në gjallërimin e jetës kulturore të qytetit. Veprimtari si Pranvera e Frankofonisë, Festa e Muzikës, Kinoklubi Francez, Salloni Letrar, Udhëtime nëpër trashëgiminë kulturore, ekspozita pikture, konkurse letraro-artistike me nxënësit dhe studentët etj, shërbejnë jo vetëm për të njohur kulturën franceze në Shqipëri por edhe atë shqiptare në botën frankofone.
Veprimtari Kulturore
Komiteti drejtues:
Artan Haxhi – President
Edmond Angoni – Zv-President
L’équipe administrative:
Dhurata Hoxha – Drejtore
Drita Brahimi – Asistente pedagogjike
- Mësues me një formim të lartë në mësimdhënie, të specializuar në Francë dhe me përvojë shkëmbimi me botën frankofone;
- Zotërues të teknologjive të reja në mësimdhënien e gjuhës frënge;
- Orientues dhe këshillues të saktë duke iu përgjigjur më së miri kërkesave të publikut.
Na kontaktoni
ADRESA
Rruga “Dom Bosco”
Godina përballë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
4001, Shkodër, Shqipëri
TELEFON
+355 696045606