Frëngjishtja ështe specialiteti ynë !

Mësoni gjuhën frënge, zbuloni kulturën franceze, me rrjetin e Aleancave Franceze të Shqipërisë!

Korça

Tirana

Shkodra

Elbasan

Durrës

Kurse të reja të frëngjishtes nisin në çdo kohë!

Gjeni Aleancën Franceze më pranë jush dhe informohuni mbi kurset që propozohen.

Sezoni i ardhshëm i provimeve DELF Junior zhvillohet në datat 09-10 juin 2022!

Afati i fundit i regjistrimit, data 30 juin 2022!

Sezoni i ardhshëm i provimeve DELF – DALF zhvillohet në datat 28-29 juin 2022!
Regjistrimet mbyllen më 30 mai 2022!

Ev@lang

Testoni online nivelin tuaj në frëngjisht ose anglisht me  Ev@lang !

Pse të zgjedhim Aleancën Franceze ?

Prestigj

Institucion prestigjioz i pranishëm në 133 vende që prej 1883

Mjedi miqësor

Mësim i frëngjishtes në një mjedis miqësor dhe atmosferë franceze.

Certifikime

Qendër testimesh dhe provimesh për certifikime të njohura ndërkombëtarisht

Avantazhe

Privilegje falë anëtarësimit në Aleancën Franceze

Cilësi e shkëlqyer

Mësues specialistë të gjuhës frënge, me metoda pedagogjike moderne dhe cilësore.

Kulturë

Ngjarje kulturore për t’u njohur dhe për t’u bërë pjesë e kulturës frankofone

Risi

Pajisje digjitale për mësimdhënie bashkëkohore

Larmi

Larmi formulash të kurseve në përshtatje me nevojat tuaja

Pyetjet më të shpeshta

Cilat janë procedurat e regjistrimit?

Regjistrimi mund të kryhet në sekretarinë e Aleancës Franceze që keni zgjedhur ose me email, të paktën një javë para fillimit të kursit (duke respektuar numrin maksimal të nxënësve në grup) Regjistrimi në një nga Aleancat Franceze të Shqipërisë nënkupton pranimin e rregullores së brendshme të institucionit.

Cila është kohëzgjatja e një niveli?

Koha për të përfunduar një nivel të gjuhës frënge ndryshon sipas ritmit dhe nivelit. Sa më shpesh të frekuentoni, aq më shpejt e përfundoni një nivel. Me ritmin 2 herë në javë nga 120 minuta në ditë, mund të duhen 4 – 7 muaj në varësi të nivelit. Me ritmin 3 herë në javë nga 120 minuta në ditë, mund të duhen 3 – 6muaj në varësi të nivelit.

Çfarë procedure ndiqet në rast se nuk jam fillestar?

Në rastin kur kandidati ka njohuri në frëngjisht, por nuk është i sigurt për nivelin që zotëron, i propozohet një test orientues me shkrim dhe me gojë. Pas korrigjimit dhe vlerësimit të testit, kandidatit i këshillohet se në cilin nivel ka nevojë të nisë kursin dhe i propozohen grupet dhe oraret e mundshme të cilat përkojnë me nivelin e tij.

Cili është niveli minimal që kërkohet për studimet në Francë?

Niveli minimal që kërkohet për në vitin e parë Bachelor në universitetet publike franceze është niveli B2. Megjithatë në varësi të universitetit ose degës së zgjedhur, si p.sh mjekësi, drejtësi, ekonomi, mund të kërkohet niveli C1.

Certifikatat dhe diplomat e lëshuara nga Aleancat Franceze të Shqipërisë, njihen ndërkombëtarisht?

Certifikatat TCF/ TEF në secilin prej varianteve të tyre si edhe diplomat DELF – DALF janë dokumente zyrtare franceze të cilat njihen ndërkombëtarisht ashtu edhe nga MASH.

Propozoni kurse përgatitore për provimet dhe testimet?

Çdo kandidat që ka përparuar me frëngjishten dhe dëshiron të ndihet sa më i sigurt para se të japë provimin për diplomat DELF-DALF apo testimin për certifikatat TCF ose TEF, mund të ndjekë seanca individuale për t’u përshtatur me strukturën e këtyre provimeve dhe testimeve.