Publiku

Ne propozojmë kurse të gjuhë frënge për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.

Frëngjishte për fëmijë të moshës parashkollore : mësimi i gjuhës përmes lojërave dhe argëtimit duke favorizuar memorizimin me anë të vjershave, këngëve, ritmeve, lëvizjeve, historive të ngjashme me jetën e përditshme dhe botën imagjinare të fëmijëve.

Frëngjishte e përgjithshme për fëmijë të moshës 8-10 vjeç: qasje vepruese dhe krijuese për t’u dhënë fëmijëve kënaqësinë dhe dëshirën për të mësuar gradualisht duke u bazuar në situata konkrete komunikimi dhe aktivitete të thjeshta.

Frëngjishte e përgjithshme për adoleshentë, mosha 11-15 vjeç : aktivitete pedagogjike, zbavitëse dhe kolektive me anë të të cilave adoleshentët njihen me gjuhën, mënyrën dhe ritmin e jetës së bashkëmoshatarëve të tyre në Francë.

Frëngjishte e përgjithshme për të rritur: mësim i gjuhës, kulturës franceze dhe asaj frankofone nëpërmjet situatave reale nga e gjithë bota frankofone dhe frankofile