Procedura e aplikimit në vitin e parë BACHELOR

 Kërkesa për pranim paraprak (DAP) në vitin e parë të studimeve në universitetet franceze, viti akademik 2021 – 2022

1. Tërheqja e dosjes së kërkesës për regjistrim paraprak
Shkarkim i dosjes për printim nga adresat e mëposhtme
• regjistrim në universitet – para se të plotësoni dosjen, lexoni me vëmendje « Notice Explicative »
• regjistrim në shkollë kombëtare të lartë arkitekture (ENSA). Para se të plotësoni dosjen, lexoni me vëmendje « Notice Explicative » dhe listën e shkollave të arkitekturës.

2. Dorëzimi i dosjes 
Duke marrë parasysh situatën shëndetësore ju do të dërgoni një version PDF të të tri dosjeve të plotësuara me saktësi nga 16 dhjetor 2020 deri në 15 janar 2021 në adresën e mëposhtme : dap@campusfranceshqiperi.org
Vërtetimet për marrjen e dosjeve tuaja do t’ju dërgohen me e-mail në adresën tuaj të mesazheve
Që Ambasada të japë mendimin e saj mbi kandidaturën tuaj, juve do t’ju propozohet një takim fizikisht ose në distancë nga 17 janar deri në 26 shkurt 2021.
KUJDES !
Ju duhet të plotësoni një dosje për çdo zgjedhje që do të bëni. Keni të drejtë të bëni tre zgjedhje.
Pas datës 15 janar 2021, asnjë dosje nuk do të pranohet.

3. Informacione
Hapësira Campus France e Tiranës, e cila ndodhet tek Aleanca Franceze (122, rruga e Barrikadave), ku do të gjeni edhe guidën Të Zgjedhësh Francën, është në dispozicionin tuaj.
Merrni takim me e-mail me përgjegjësen : Alda Hoxha campus.france@aftirana.org

4. Shqyrtimi i dosjes së regjistrimit
Zyra e Bashkëpunimit dhe Veprimtarisë kulturore e Ambasadës së Francës ua dërgon në të njëjtën kohë dosjen e kandidaturës të trija universiteteve të kërkuara ; të trija zgjedhjet do të shqyrtohen njëkohësisht nga të trija universitetet.
Bazuar në parimin e autonomisë pedagogjike të universiteteve, vendimi për pranimin varet ekskluzivisht nga institucionet e arsimit të lartë. Nuk pranohet asnjë ankimim.

5. Njohja e gjuhës frënge
Niveli i kërkuar i gjuhës frënge: B2 i Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencës për Gjuhët (CECRL).
Vërtetimi i DELF B2 (ose DALF C1, C2) i duhet bashkangjitur dosjes.
Ose mund të kaloni testin e njohjes së gjuhës frënge (TCF Tout Public) të mërkurën 3 shkurt 2021 në Tiranë (tarifa : 73 €).
Për t’u regjistruar, ju duhet të merrni detyrimisht takim me e-mail: kleopatra.koleka@diplomatie.gouv.fr dhe valbona.nano@diplomatie.gouv.fr
Informacione plotësuese
Nxënësit e seksioneve dygjuhëshe franko-shqiptare nuk kanë nevojë të kalojnë test të gjuhës frënge.

6. Viza e studentit
Vendimi i pranimit në një universitet ju lejon të dorëzoni një kërkesë për vizë afatgjatë për studime. Listën e dokumenteve që duhen paraqitur si dhe formularët e aplikimit mund t’i gjeni në këtë adresë 
Informacion i rëndësishëm: Marrja e vizës i nënshtrohet kushtit të burimeve financiare (afërsisht 615 € për çdo muaj).