Ekipi dhe infrastruktura
Ekipi ynë administrativ dhe pedagogjik angazhohet çdo ditë duke vënë në dispozicion të gjithë infrastrukturën e nevojshme në mënyrë që përvoja juaj me frëngjishten të kurorëzohet me sukses.
Jemi ekspertë në mësimdhënien e frëngjishtes me mësues specialistë të gjuhës frënge, të trajnuar brenda dhe jashtë vendit.
Mësuesit tanë të cilët praktikojnë pedagogji intereaktive në sajë të risive teknologjike, kanë profil shumë të lartë në mësimdhënie dhe janë me përvojë shumëvjeçare.
Mësuesit janë të certifikuar si korrigjues dhe vlerësues të testeve të gjuhës frënge.
Pedagogjia jonë bazohet në komunikim dhe ndërveprim.
Kurset tona mundësojnë përmirësimin e të 5-së aftësive të të nxënit : të kuptuarit me shkrim, të kuptuarit me dëgjim, të shprehurit me shrim, të shprehurit me gojë dhe ndërveprimi, pa lënë mënjanë gramatikën, leksikun dhe shqiptimin.
Ekipi ynë administrativ është i gatshëm për t’ju këshilluar dhe orientuar drejt kursit që përputhet me nevojat dhe kërkesat tuaja.
Infrastruktura
Ne përpiqemi gjithmonë të jemi në pararojë për të plotësuar kërkesat dhe pritshmëritë e studentëve tanë.
• Metodologjia dhe mjetet didaktike që përdorim janë bashkëkohore;
• Metodat tona janë të shtëpisë botuese të njohur Hachette.
• Mjedisi dhe sallat tona janë ideale për mësimdhënie
• Salla të pajisura me tabela Interaktive
• Mediatekë.
• Kafeteri
Ne jemi gjithnjë pranë jush për t’ju siguruar cilësi!