AF Durrës – Historiku

Aleanca Franceze në Durrës është një punë me shumë përpjekje, por mbi të gjitha me shumë pasion dhe dashuri, nga njerëz që besuan se në këtë qytet ekziston një potencial i madh i nevojës, vullnetit dhe dëshirës për të ndërtuar urat e integrimit, bashkëpunimit, miqësisë dhe shkëmbimeve midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Francës (nga fjalimi i Presidentes Znj. Valbona Sako).
Në këtë kontekst në 21 Shtator 2017, Znj. Christina Vasak, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, përuroi krijimin e kësaj Aleance, duke i dhënë një dimension tjetër përpjekjeve të Komitetit dhe të ekipit administrativ dhe pedagogjik të këtij institucioni.

Profili i Aleancës Franceze Durrës 

  • Institucion leader në promovimin e gjuhës dhe kulturës frënge.
  • Institucion që ofron cilësi të lartë mësimdhënieje për të gjitha grupmoshat nga mësues të trajnuar e formuar jashtë vendit.
  • Institucioni që promovon, mbështet dhe këshillon mbi ofertat për Studimet Universitare në Francë, apo në vende frankofone, nëpërmjet misionit Campus France.
  • Qendër për dhënien e provimeve të njohura ndërkombëtarisht (DELF, DALF, TEF etc).
  • Institucion me tarifat më të favorshme në fushën e mësimdhënies së gjuhës frënge dhe shërbimi më cilësor i mundshëm.
  • Institucioni i vetëm i certifikuar për dhënien e provimeve të njohura ndërkombëtarisht në më shumë se 170 vende të botës (DELF, DALF, TCF, TEF etc).
  • Mundësi të përdormit të bibliotekës me tituj të ndryshëm artistikë dhe shkencorë në gjuhën frënge.
  • Mundësi pjesëmarrjeje në aktivitete të ndryshme me karakter gjuhësor dhe kulturor, për fëmijë dhe të rritur.

    Kurset

    Kurse të gjuhës frënge për të gjitha nivelet (A1, A2, B1, B2, C1, C2)

    Kurse për përgatitje për provimet e standardizuara të Maturës Shtetërore dhe të Arsimit Bazë

    Mësim të gjuhës për moshat e arsimit parashkollor, përmes lojës dhe veprimtarive zbavitëse

    Kurse për përforcimin e njohurive me karakter profesional

    Ekipi administrativ

    • Znj. Genciana Çako – Drejtore
    • Znj. Mimoza Mema – Asistente pedagogjike
    • Znj. Merita Xhaferri – Asistente pedagogjike
    • Znj. Rudina Hoda – Asistente e Kulturtek

    Partënerë dhe bashkëpunëtorë të Aleancës Franceze Durrës

    • Bashkia Durrës
    • Zyra Vendore Arsimore Durrës
    • Shoqata e mësuesve të gjuhës frënge Durrës
    • Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
    • Seksioni dygjuhësh i Gjimnazit “Gjergj Kastrioti”
    • Drejtoria e Kulturës dhe Monumenteve Durrës
    • Institucionet Arsimore

    Aktivitete Kulturore

     AF Durrës organizon dhe kryen aktivitete të ndryshme kulturore të cilat gjithnjë e më shumë po tërheqin një audiencë të madhe. Aktivitete të tilla janë:

    • Festivali i për të rinj
    • Këngë franceze
    • Festivali i muzikës
    • Shfaqje me pjesëmarrjen e artistëve të huaj dhe vendas.
    • Udhëtime turistike.
    • Takime me autorë dhe artistë të ndryshëm
    • Pjesë teatri
    • Etj

    Na kontaktoni

    ADRESA

    L.4, Rruga “Egnatia”, pallati i Papajve
    Durrës, Shqipëri

    TELEFON

    +355 692930079
    +355 672874952