AF Elbasan – Historiku

Aleanca franceze e Elbasanit u krijua fillimisht në vitin 1995 si një antenë e Aleancës franceze të Tiranës, falë iniciativës së komunitetit frankofon të qytetit dhe kontributit të znj. Miranda Dapi, pedagoge e gjuhës frënge në Universitetin e Elbasanit, e cila ishte edhe drejtuesja e parë e antenës së Elbasanit.
Pas vitit 2000 drejtimin e antenës së Elbasanit e merr z. Arjan Zaimi i cili, falë mbështetjes së Ambasadës franceze në Tiranë, nisi negociatat me Fondacionin e Aleancës franceze në Paris për marrjen e statusit të pavarur, gjë që u realizua më 14 mars 2002.
Nga viti 2002-2004 drejtimin e Aleancës franceze të Elbasanit e mori Znj, Merita Plangarica.
Aktualisht president i Aleancës franceze të Elbasanit është mjeku frankofon Z.Adrian Palloshi.
Pas zyrtarizimit Aleanca franceze Elbasan ndjek rrugëtimin e saj me një sërë aktivitetesh bazuar kryesisht në mësimdhënien dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës frënge, por edhe në organizimin e një larmie aktivitetesh që gjallërojnë jetën kulturore të qytetit në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe institucionet arsimore të Qarkut Elbasan.
Aleanca franceze Elbasan është sot një model në mësimdhënien e gjuhës frënge. Përgjatë 25 viteve nëpërmjet saj kanë kaluar rreth 2500 nxënës të grupmoshave të ndryshme, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve e kanë patur dhe e kanë frëngjishten çelsin e suksesit në rrugëtimit e tyre akademik apo profesional.

Kurset tona

Ne ofrojmë një larmi kursesh që u përgjigjen kërkesave dhe nevojave të grupmoshave të ndryshme. Stafi ynë është gjithnjë i gatshëm t’ju vijë në ndihmë për të bërë zgjedhjen më të mirë në varësi të pritshmërive tuaja.

Mësimi zhvillohet në kushte optimale : metodologji bashkëkohore, metoda të shtëpive botuese prestigjioze si Hachette, salla komode të paisura me tabela interaktive.

Gjeni bashkangjitur informacionin e detajuar mbi kurset (dokumenti në pdf)

Aktivitetet tona kulturore

Aleanca Franceze Elbasan në bashkëpunim me institucionet arsimore lokale organizon përgjatë vitit aktivitete të ndryshme kulturore kryesisht në kuadër të muajit të frankofonisë: Kinoklub, konkurse, koncerte, ekspozita, rrethe letrare, tryeza të rrumbullakëta, konferenca, trainime për mësuesit e gjuhës frënge, etj.
Një shërbim tjetër që ofrojmë në kuadrin kulturor është biblioteka/mediateka dixhitale Culturethèque. Gjithkush që është i interesuar mund të kryejë një abonim vjetor pranë Aleancës franceze për të patur akses në një larmi librash, periodikësh, metodash të gjuhës frënge, dokumentash të ndryshme, por gjithashtu mund të ndiqni në linjë konferenca, dokumentarë, koncerte, etj.

Stafi ynë

Ekipi administrativ:
President : Adrian PALLOSHI
Drejtoreshë ekzekutive: Greta ROBJA
Përgjegjëse pedagogjike: Valbona POPA

Staf administrativ efikas, kurdoherë i gatshëm për t’ju këshilluar dhe orientuar drejt kursit që përputhet me nevojat, objektivat dhe kohën tuaj.
Staf pedagogjik i kualifikuar dhe me eksperiencë të gjatë në mësimdhënien e gjuhës frënge. Të gjithë mësuesit pjesë e formimeve të vazhdueshme në Francë dhe në vendet frankofone.

Shërbime të tjera 

  • Hapësira Campus France për promovimin e studimeve të larta në Francë si dhe këshillimin e kandidatëve të interesuar për këto studime.
  • Përkthime nga përkthyes të licensuar nga Ministria e Drejtësisë.
  • Kamp veror për fëmijë Në muajin korrik AF Elbasan organizon kamp veror për fëmijë të moshës 6-14 vjeç. Fëmijët kalojnë një pjesë të ditës në qendrën tonë duke mësuar nëpërmjet lojërave dhe duke u argëtuar me aktivitete të ndryshme artistike dhe sportive në natyrë.

Kontakt

ADRESA

Rruga : Ali Deliallisi
Ndërtesa 30 H2 (Vila 3 katëshe pranë gjimnazit Dhaskal Todri)
3001 Elbasan

TELEFON

+355 69 40 99 925

+355 69 20 59 284