AF Korça – Historiku
Aleanca Franceze e Korçës daton që prej vitit 1998. Për vite me radhë ky institucion zhvilloi aktivitetin në ambientet e bibliotekës së Fëmijëve “Thoma Turtulli” dhe prej vitit 2013, është zhvendosur në ambientet e Këshillit të Qarkut, Korçë. Pranë Aleancës Franceze kanë mësuar gjuhën frënge me qindra nxënës. Çdo vit Aleanca Franceze e Korçës organizon “Pranverën Frankofone”, Festën e Muzikës, Ditët e Traditës Frankofone, konkurse, konferenca, aktivitete të ndryshme kulturore ku shpesh ndërthurren bukur kultura franceze me atë shqiptare, shfaqen së bashku artistë francezë e shqiptarë për të përcjellë vlera e për të pasuruar jetën kulturore të qytetit.
Aleanca Franceze e Korçës ka një bashkëpunim shumë të frytshëm me Bashkinë Korçë, seksionin dygjuhësh të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, Universitetin “Fan S. Noli”, Qendrën Rinore, shkollën e Muzikës “Tefta Tashko Koço”, Teatrin “Andon Z. Çajupi”, etj.
Mësimdhënie
• Mësimdhënie cilësore,me metodologji komunikative dhe tabela interaktive;
• Mësues me përvojë, të specializuar në Francë;
• Kurse për të gjitha nivelet, individuale dhe në grup;
• Mjedise bashkëkohore dhe orare te përshatshme sipas kërkesave;
○ Fëmijë nga mosha e parashkollorit (4 deri 6 vjeç) duke ju ofruar mësimin e gjuhës frënge përmes lojërave e argëtimit.
○ Fëmijë (7-9 vjeç) të cilëve u ofrojmë kurse të gjuhës përmes metodave Loustics 1,2.
○ Para-adoleshentë dhe adoleshentë, të cilët mësojnë me metodat Adosphère 1,2,3,4.
○ Të rritur, të cilët mësojnë me metodat AlterEgo 1,2,3,4.
• Provime për Diplomat DELF / DALF / TCF / TEFàQ, të vlefshme për studime në Francë, Zvicër, Belgjikë dhe emigrim në Kanada.
Për më shumë informacion : Broshura e AF Korça
Aktivitete të tjera
• Bibliotekë dhe mediatekë numerike – Culturethèque;
• Këshillime për studime apo emigracion në vende të ndryshme frankofone;
• Seminare për mësuesit e gjuhës frënge;
• Aktivitete kulturore gjatë gjithë vitit;
• Konferenca dhe seminare;
• Takime me tematika të larmishme;
• Takime me personalitete të fushave të ndryshme ;
• Klasa Vere
• Bashkëpunime me rrjetin e Aleancave Franceze të Shqipërisë dhe me Aleanca të rajonit;
• Bashkëpunime me partnerë frankofonë:Français Sans Frontières, CREFECO, NECAL, etj.
Ekipi administrativ
• Ilia Skendi – President
• Ina Zallemi – Drejtore Ekzekutive
• Fabiola Kadi – Përgjegjëse pedagogjike
Ekipi ynë
Aleanca Franceze e Korçës daton prej vitit 1926. Pas një shkëputjeje të gjatë të aktivitetit, ajo rihapet në vitin 1998 dhe ka gjallëruar jetën e qytetit të Korçës, përmes organizimit të kurseve të gjuhës frënge me cilësi të lartë në mësimdhënie si edhe aktiviteteve të ndryshme kulturore. Mësuesit e saj, ndër vite janë trajnuar në Francë përmes stazheve të ndryshme, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri.
Kurset e zhvilluara nga Aleanca Franceze bazohen në metoda bashkëkohore të shtëpive botuese të mirënjohura.
Na kontaktoni
ADRESA
Rr : 28 “Nëntori” pranë Bashkisë Korçë
TELEFON
Përvoja të suksesshme
Aleanca Franceze e Korçës ka formuar ndër vite me qindra nxënës duke kontribuar në formimin gjuhësor dhe në kulturën e përgjithshme të tyre. Ne krenohemi me nxënësit tanë për arritjet e tyre në fusha të ndryshme.
Krisea Ziu : Nxënëse e Aleancës Franceze Korçë
Viona Cufe : Ish-nxënëse e Aleancës Franceze Korçë, tashmë studente në Zvicër.