Aktivitete kulturore

Që prej krijimit të tij, rrjeti i Aleancave Franceze të Shqipërisë vazhdon me entuziasëm misionin e tij për promovimin e kultures franceze. Për të përmbushur këtë mision, Aleancat tona bashkëpunojnë vazhdimisht me artistë të vendit dhe të huaj si edhe me partnerë publikë ose privatë të cilët dëshirojnë t’i përkrahin projektet tona kulturore.
Duke qenë një aktor i rëndësishëm në jetën kulturore të vendit rrjeti i Aleancave Franceze propozon një gamë të gjerë aktivitetesh gjatë gjithë vitit. Ndër to përmendim Pranvera e Frankofonisë, Konkursi i Interpretimit të Këngës Franceze, Festa e Muzikës, Kinoklubi Frankofon, si edhe një seri ekspozitash, konferencash, debatesh, mbrëmje poetike, promovim i letërsisë franceze me pjesëmarrjen e personaliteteve franceze në fushat përkatëse.
Konsultoni aktivitetet kulturore në secilën nga Aleancat Franceze të Shqipërisë:

• Aleanca Franceze e Tiranës
• Aleanca Franceze e Shkodrës
• Aleanca Franceze e Durrësit
• Aleanca Franceze e Elbasanit
• Aleanca Franceze e Korçës