Teste dhe diploma

Që prej 15 vitesh Aleancat Franceze në Shqipëri janë qendra të autorizuara për dhënien e testeve të nivelit të gjuhës frënge në version letër ose elektronik me qëllim që të pajiseni me certifikata (TEF, TCF) apo të provimeve për diplomat (DELF, DALF) në version letër. 
Këto provime dhe testime u japin mundësinë studentëve të vlerësojnë dhe certifikojnë zyrtarisht njohuritë e tyre në frëngjisht në sajë të diplomave dhe certifikatave zyrtare franceze të cilat gëzojnë njohje ndërkombëtare.

Secili provim ose testim i përgjigjet objektivave specifikë:Secili provim ose testim i përgjigjet objektivave specifikë:

• Vlerësim i aftësive gjuhësore në frëngjisht
• Lëvizje ndërkombëtare e studentëve dhe profesionistëve
• Kërkesa profesionale
• Akses në arsimin e lartë në Francë
• Studime në një vend frëngjishtfolës
• Pajisja me bursë nga qeveria franceze
• Emigrimi në Québec dhe Canada
• Marrja e shtetësisë franceze