Kurse të gjuhës frënge

Aleancat Franceze të Shqipërisë propozojnë formula të ndryshme kursesh gjatë gjithë vitit, në klasë ose online, në mënyrë që të mësoni dhe të përsosni gjuhën frënge.

Zgjidhni kursin sipas nevojave dhe objektivave tuaj

(Për të vlerësuar nivelin tuaj gjuhësor, ju propozohet një test niveli.)

• kurse për të gjitha nivelet e gjuhës (A1, A2, B1, B2, C1, C2) dhe për të gjitha grupmoshat
• 
Frëngjishte standarde për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur
• 
Frëngjishte profesionale
• 
Kurse në grup apo individual, në një ambient mikpritës, të pajisur me mjetet e nevojshme didaktike bashkëkohore
• 
Kurse në sallë ose online
• 
Kurse të gjuhës shqipe për të huaj
• 
Seanca përgatitore për testet dhe provimet e gjuhës frënge : DELF –  DALF, TCF, TEF / TEFàQ

Kurset tona për shoqëritë dhe institucionet

Aleancat Franceze të Shqipërisë propozojnë kurse me objektiva specifikë (FOS) për grupe dhe individë, shoqata, kompani dhe organizata të çdo lloji, duke iu përshtatur nevojave specifike të ritmit dhe orarit dhe përmes një programi të përshtatur, për t’iu përgjigjur saktësisht kërkesave të pjesëmarrësve të tij.