Pse të zgjedhim frëngjishten

Gjuha frënge flitet në 5-së kontinente nga 274 milionë njerëz

Duke mësuar frëngjisht bëheni pjesë e një komuniteti prej 125 milionë studentësh të kësaj gjuhe, të shpërndarë në të 5-së kontinentet

Një gjuhë që zë një vend të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Është gjuhë zyrtare e 33 shteteve, gjuhë zyrtare e institucioneve ndërkombëtare si, OKB, BE, NATO, OIF, UNESCO, FIFA etj.

Gjuha e 2-të e huaj me mësuar pas anglishtes, gjuha e 3-të më e përdorurë në botën e biznesit dhe gjuha e 4-t më e përdorur në Internet

Në sajë të frëngjishte keni mundësinë të ndiqni studimet në Francë dhe vendet frankofone

Falë gjuhës frënge do të shijoni në origjinal një kulturë dhe një qytetërim

Frëngjishtja ju ndihmon të mësoni gjuhë të tjera të huaja, sidomos gjuhët me bazë latine

Mundësi për t’u vendosur në Kanada

Gjuha e ndjenjave dhe e shpirtit kritik