Çfarë programi studimi të zgjedhësh ?

Cilido qoftë niveli i studimeve Licensë (Bachelor), Master apo Doktoraturë, ka shumë rëndësi përcaktimi i projektit të studimeve dhe qëllimi në mënyrë që të zgjidhet cikli dhe lloji i institucionit të lartë i përshtatshëm.
Një përputhje reale e nivelit dhe përmbajtjes me studimet e mëparshme, rrit shanset për pranim.
Ajo që e bën të pasur arsimin francez është larmia e studimeve dhe formimeve brenda një dege. Kudo  në Francë ka institucione arsimore të një cilësie të lartë në të gjitha fushat: universitete, shkolla menaxhimi, shkolla për inxhinieri dhe shkolla arti.
Arsimi i lartë francez ka krijuar formime dhe diploma kombëtare të nivelit Bachelor ku ndërthuren teoria me praktikën, të cilat garantojnë një nivel profesional cilësor.

Katalogu LMD

Katalogu i formimeve universitare franceze, i disponueshëm në Internet, përmban më shumë se 30 mijë formime në rreth 3.500 institucione të arsimit të lartë, në niveli Licensë (Bachelor) ose Master.

Lista e institucioneve franceze në varësi të Ministrisë Franceze të Arsimit të Lartë