Procedura e aplikimit në vitin e parë BACHELOR

 Kërkesa për pranim paraprak (DAP) në vitin e parë të studimeve në universitetet franceze, viti akademik 2023 – 2024

1. Tërheqja e dosjes së kërkesës për regjistrim paraprak
Shkarkim i dosjes për printim nga adresat e mëposhtme
• regjistrim në universitetpara se të plotësoni dosjen, lexoni me vëmendje « Notice Explicative »
• regjistrim në shkollë kombëtare të lartë arkitekture (ENSA). Para se të plotësoni dosjen, lexoni me vëmendje « Notice Explicative » dhe listën e shkollave të arkitekturës.

 

2. Dorëzimi i dosjes

 Kandidatët për në vitin e parë Licence (Bachelor) në një nga universitetet publike franceze, do të dërgojnë me e-mail tri dosjet e plotësuara me kujdes nga 1 nëntor deri në 15 dhjetor 2022 në adresën e mëposhtme :
scac.tirana-amba@diplomatie.gouv.fr
Kandidatët për regjistrim në një nga ENSA-t duhet ta plotësojnë dosjet dhe t’ia dorëzojnë në format letër (portofol punimesh bashkangjitur) pranë shërbimit për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në ambasadën e Francës  i cili do t’ia dërgojë njëherazi, me postë, dy shkollave kombëtare të  larta të arkitekturës që kandidatët kanë shënuar në dosjen e tyre DAP të verdhë.

Në mënyrë që kërkesa juaj për regjistrim në ciklin e 1-rë në universitetet franceze të merret parasysh, duhet të dërgoni një e-mail të plotë. Ky email duhet të përmbajë katër dokumente në versionin PDF : tri dosje DAP dhe një PDF me dokumentet e tjera që kërkohen.

Nëse nuk jeni të pajisur me diplomë DELF ose DALF, duhet t’i bashkangjisni dosjes vërtetimin e regjistrimit për testimin TCF (shiho pikën V).
Fatura e cila vërteton se dosjet tuaja janë dorëzuar në ambasade, do t’ju dërgohet në adresën tuaj të e-mailit.

Që Ambasada të japë mendimin e saj mbi kandidaturën tuaj, juve do t’ju propozohet një takim fizikisht ose në distancë nga data 14 nëntor 2022 deri më 13 janar 2023.

KUJDES !

  • Për aplikimin në vitin e parë universitet, duhet të plotësoni nga një dosje për çdo degë të kërkuar, brenda një limiti prej tri zgjedhjesh, ndërsa për studimet për arkitekturë, duhet nga një dosje për secilën ENSA (dy zgjedhje).
  • Pas 15 dhjetorit 2022, asnjë dosje nuk do të pranohet.

 

3. Informacione

Hapësira Campus France e Tiranës, e ndodhur në ambientet e Aleancës Franceze të Tiranës (Rruga e Barrikadave, nr.122), është në dispozicionin tuaj.
Konsultoni guidën Të Zgjedhësh Francën i disponueshëm në këtë zyrë.
Lini takim me e-mail me përgjegjësen : Alda Hoxha campus.france@aftirana.org

 

4. Shqyrtimi i dosjes së regjistrimit

Shërbimi për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore i ambasadës së Francës ua dërgon në të njëjtën kohë dosjen e kandidaturës të tre universiteteve të kërkuara; të trija zgjedhjet do të shqyrtohen njëkohësisht nga të tre universitetet.

Bazuar në parimin e autonomisë pedagogjike të universiteteve, vendimi për pranimin varet ekskluzivisht nga institucionet e arsimit të lartë. Nuk pranohet asnjë ankimim.

 

5. Njohja e gjuhës frënge

Për pjesën më të madhe të degëve, niveli i kërkuar i frëngjishtes është niveli B2 i Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencës për Gjuhët (shih notice explicative).

KUJDES : Për disa degë universitare, kandidatëve u kërkohet nivel gjuhe më i lartë. Informohuni paraprakisht pranë universiteteve.

Vërtetimi i DELF B2 (ose DALF C1, C2) i duhet bashkangjitur dosjes ose mund të kaloni testin e njohjes së gjuhës frënge (TCF Tout Public).

Për informacione mbi TCF dhe regjistrimin, duhet patjetër të lini takim me email me znj. Alda Hoxha në adresën:  campus.france@aftirana.org

Informacione shtesë : https://www.france-education-international.fr/tcf-dap

Informacione plotësuese
Nxënësit e seksioneve dygjuhëshe franko-shqiptare nuk kanë nevojë të kalojnë test të gjuhës frënge.

 

6. Viza e studentit

Vendimi i pranimit në një universitet ju lejon të dorëzoni një kërkesë për vizë afatgjatë për studime. Informacionet dhe procedurën i gjeni në këtë link

Informacion i rëndësishëm: Marrja e vizës i nënshtrohet kushtit të burimeve financiare (afërsisht 615 € për çdo muaj).