Çfarë lloj certifikimesh ?

Ekzistojnë disa lloj provimesh dhe testimesh të cilat certifikojnë njohuritë në gjuhën frënge, që janë konceptuar në përshtatje me 6 nivelet e Kuadrit Europian të Përbashkët për Gjuhët

Provimet e France Education International, FEI, për diplomat: DELF/DALF; DELF JUNIOR & SCOLAIRE; DELF PRIM

Provimet për DELF apo DALF ju pajisin me një diplomë të gjuhës frënge të vlefshme përgjatë gjithë jetës dhe gëzojnë njohje ndërkombëtare. 
Provimet për këto diploma mund të jepen në 1186 qendra të autorizuara të ndodhura në 173 vende, mes të cilave edhe Shqipëria.

Provimet për DELF apo DALF ju pajisin me një diplomë të gjuhës frënge të vlefshme përgjatë gjithë jetës dhe gëzojnë njohje ndërkombëtare.
Provimet për këto diploma mund të jepen në 1186 qendra të autorizuara të ndodhura në 173 vende, mes të cilave edhe Shqipëria.
DELF (Diplôme d’Études en Langue Française) dhe DALF (Diplôme Approfondi de Langue Française) janë diploma të frëngjishtes gjuhë e huaj të lëshuara nga Ministria Franceze e Arsimit.
Të koneptuara nga ekspertë të FEI (France Education International), këto certifikime janë organizuar në përputhje me 6 nivelet e Kuadrit Europian të Përbashkët të Referencës për Gjuhët.

CECRL DELF – DALF Përdoruesi
A1 DELF A1 fillestar
A2 DELF A2 fillestar
B1 DELF B1 i pavarur
B2 DELF B2 i pavarur
C1 DALF C1 i përsosur
C2 DALF C2 i përsosur

4 diplomat DELF dhe 2 diplomat DALF janë krejtësisht të pavarura nga njëra-tjetra. Kështu, kandidati, në varësi të nivelit të tij, mund të regjistrohet direkt në provimin që dëshiron. 

Të dëgjuarit

h

Të kuptuarit me shkrim

j

Të shprehurit me shkrim

w

Të shprehurit me gojë

Testimet e France Education International, FEI, për certifikatat: TCF, TCF Québec, TCF ANF

TCF , Test de Connaissance de français,   testim për t’u pajisur me një certifikatë niveli, me afat 2-vjeçar, e vlefshme për studime, emigracion, marrjen e shtetësisë franceze.  Testimi për secilin opsion të kësaj certifikate hartohet dhe korrigjohet nga FEI).

Testimet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Parisit CCIP për certifikatat: TEF, TEFàQ, TEF Canada, TEF për shtetësinë franceze.

TEF, Test d’Evaluation de français, testim për t’u pajisur me një certifikatë niveli, me afat 2-vjeçar, e vlefshme për studime, emigracion, marrjen e shtetësisë franceze. Testimi për secilin opsion të kësaj certificate hartohet dhe korrigjohet nga CCIP.

Diploma të frëngjishtes profesionale të  Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Parisit CCIP: DFP

Shtojuni vlerë aftësive tuaja profesionale duke nxjerrë në pah njohuritë tuaja në gjuhën frënge, sipas sektorit tuaj të aktivitet, cilido qoftë niveli juaj në frëngjisht dhe pasuroni CV-në tuaj me një Diplomë të frëngjishtes profesionale.
Klikoni kalendarin dhe gjeni qendrën më të afërt sipas interesave dhe nevojave tuaja.
Ne jemi këtu për t’ju shoqëruar për përgatitjen para testit apo diplomës që keni zgjedhur. Pranë Aleancës Franceze, një ekip mësuesish të certifikuar si korrigjues dhe vlerësues mund t’ju përgatisin për provimet.
Për më tepër informacion, na kontaktoni :
• Aleanca Franceze e Tiranës
• Aleanca Franceze e Shkodrës
• Aleanca Franceze e Durrësit
• Aleanca Franceze e Elbasanit
• Aleanca Franceze e Korçës